Gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP 3, Meriton Mjekiqi ka treguar për “Prive” marrëdhënien e tij me finalistët e reality show-t pas përfundimit. Ai ka folur si fillim për Julian Dedën dhe Romeo Veshaj për të vazhduar më tej me Heidi Baci dhe për ta mbyllur me fituesen Egla Ceno.
Sa i përket aktorit Julian Deda ai tha: “Juli është treguar shumë i mirë, kur doli lajmi i aksidentit më ka telefonuar dhe i jam mirënjohës për telefonatën dhe e përshëndes!”
Ndërsa më tej tregoi se pasi Big Brother mbaroi nuk ka patur marrëdhënie me aktorin Romeo Veshaj edhe pse më herët kanë qenë miq.
“Me Romeon nuk jam dëgjuar, për arsye të cilat nuk e di dhe ndoshta ai jetën e tij, unë jetën time dhe nuk më ka rënë të shihemi kërrkund. Unë nuk dal në jetën e natës dhe shumë publike”, tha Meritoni.
Po ashtu ai foli edhe për moderatoren e Big Brother VIP Fan Club, Heidi Bacin.
“Me Heidin nuk kam patur relata ose një shoqëri sepse ka qenë e dashura e një shokut tim dhe zakonisht nuk kam patur një komunikim dhe më ka urryer. I uroj suksese kishte filluar prezantim. Brenda formatit ia kemi dhënë dorën njëri-tjetrit dhe jemi pajtuar”, tha gazetari.
Meritoni gjithashtu tregoi një bisedë të zhvilluar në telefon me fituesen e edicionit të tretë të Big Brother VIP, Egla Cenon.
“Me Eglën fola në telefon i thashë: ‘Përshëndetje një shok i vjetër në telefon’. Edhe kur i thashë një shok i vjetër në telefon, ishte një reagim interesant të cilin nuk di të ta përshkruaj. E kemi lënë të shihemi të pimë një gotë verë për qejfin tonë pa sherre”, përfundoi ai.
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor
- Ja tre shenjat më narciziste të Horoskopit
- Miriam Cani: Nuk është shenjë dobësie të ndjesh thellë është dëshmi që je gjallë!