Moderatori Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë një natë më parë, gjatë kthimit për në Kosovë dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë.
Sipas Prive.al, ish-banori i Big Brother Vip ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, gjithçka ka ndodhur në një shpejtësi të menjëhershme.
Gazetari ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.
Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, Meritoni ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.
Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
