Tue. May 27th, 2025

Meri Shehu publikon horoskopin javor: Ja shenja me 5 yje

Parashikimi Astrologjik Javor nga 27-31 Maj 2025, sipas Meri Shehut

Dashi, 3 yje

Hëna e re në Binjak për Dashët do të thotë që kemi një ide të re, por mbi të gjitha është futur Saturni në Dash dhe kontakton bukur me këtë Hënën e re. Ata që kanë lindur ditët e para të shenjës së Dashit kryesisht do të kenë një takim shumë emocional, shumë profesional, shumë erotike, por do të bëjnë dhe një hapje të re. Kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës, të tjerët do të shikojnë që kanë shumë erotizëm. Dhjetë ditësh i tretë shpërthen nga dashuria.

Demi, 2 yje

Saturni në Dash dhe Hëna e re në Binjak nuk janë disi komponentë shumë pozitivë. Hëna në Binjak, megjithatë do të ndihmojë në një çështje ekonomike këto dy-tre ditë. Nëse Demët e lindur në dhjetë ditëshin e parë kanë lënë një situatë ekonomike ose një bisedë të ngrirë, besoj se kjo bisedë do të shkrijë dhe do të kemi një rezultat pozitiv për Demët këtë periudhë.

Binjakët, 5 yje

Është futur Dielli në Binjak, Hëna e re në Binjak dhe bëjnë një lidhje të bukur me Saturnin që është futur në Dash. Mesa duket Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, iu plotësohet një dëshirë, iu ndodh një mrekulli. Kjo vlen vetëm për Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, të tjerët do të kenë çështje erotike.

Gaforrja, 2 yje

Janë një shenjë që me Saturnin në Dash duan të tregojnë që janë aty gjithmonë, ose vigjilentë, ose që kanë një punë që nuk ua merr kush. Me Hënën e re në Binjak do të bëhet një ndryshim, por do të jetë i fshehtë në lidhje me punën e tyre. Shumë Gaforre të lindura në dhjetë ditëshin e parë do të bëjnë një marrëveshje të fshehtë këto ditë, e cila do të tregojë më vonë se çfarë avantazhesh do të marrin Gaforret për të qëndruar në pozicionet e tyre të rëndësishme.

Luani, 4 yje

Si shenjë zjarri Luanët ndikohen nga Hëna e re, kështu që nga nesër do të bëjnë një fillim të ri, një hapje të re në lidhje me punën, kontaktet me jashtë, ose me çështjet ligjore. Përfitojnë një favorizim kryesisht Luanët e lindur në dhjetë ditëshin e parë të shenjës së tyre, të tjerët me Afërditën në Dash do të kenë një njohje në jetën erotike.

Virgjëresha, 3 yje

Janë zhytur dhe kanë përveshur mëngët në çështjet ekonomike dhe e ndjejnë që në këtë tre vjeçar me futjen e Saturnit në Dash do të merren më shumë me menaxhimin e çështjeve të tyre ekonomike. Duan që ai xhepi i tyre të jetë gjithmonë i kontrolluar. Kështu, që në çështjet trashëgimish dhe parash do të jenë shumë të rëndësishme. Por, një gjë është e sigurt, që Virgjëreshët nuk do të investojnë dot kaq kollaj. Është një periudhë që Virgjëreshët duhet të qëndrojnë kontrollues.

Peshorja, 3 yje

Janë një nga shenjat e favorizuara me Hënën e re në Binjak. Nesër do të marrin një lajm të mirë për një udhëtim, për një çështje studimore, për një kontakt me jashtë, do i aprovohet një lutje, një kërkesë, pse jo një martesë dhe një propozim. Por, kryesisht të lindurit në ditët e para të shënjës. Të tjerët ndoshta do të kenë një buxhet të mirë ekonomik, që do iu vijë nga një bashkëpunim, sidomos atyre të lindurve në dhjetë ditëshin e tretë.

Akrepi, 2 yje

Hëna e re do i favorizojë në çështjet ekonomike. Kështu që një lajm të mirë ekonomik do e marrin Akrepët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, kurse ata të dhjetë ditëshit të tretë do të kenë një lajm të mirë pune. Të tjerët do të kenë angari pune dhe do të lodhen nga pak. Kujdes shëndetin!

Shigjetari, 3 yje

Hëna e re përballë shenjës së tyre, për Shigjetarët do të thotë që një mundësin e re dhe një bisedë shumë serioze që do të bëjnë me dike të afërt do i vendosë Shigjetarët në një plan familjar. Të gjithë Shigjetarët e dhjetë ditëshit të parë që kanë pasur një problem familjar, ose një biznes familjar, supozohet që ta rregullojnë këto dy-tre ditë. Një takim shumë i rëndësishëm ndodh për Shigjetarët në datën 27 me takimin e Mërkurit përballë shenjës së tyre me Diellin në Binjak.

Bricjapi, 1 yll

Kanë futur “zjarrin në shtëpi”, sepse është futur Saturni aty, është dhe Afërdita, kështu që kanë një pasiguri në çështjet familjare. Hëna e re do i ndihmojë për mirë që të ngrenë atë murin e rrëzuar që është krijuar në një çështje familjare, por në lidhje me njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. Është rrezuar një mur i rëndësishëm, por do të ngrenë. Por, kujdes mos i merr euforia dhe fantazia, u duket sikur po ngrenë “Murin Kinez” dhe kjo do të ishte fatale sidomos për të lindurit në dhjetë ditëshin e parë.

Ujori, 4 yje

Një nga shenjat do të jenë dominante edhe për këtë tre vjeçar, sepse Saturni në Dash do të tregojë që kanë pjekurinë për të çuar ide të rëndësishme dhe momente krize, për t’i çuar përpara dhe t’i rregullojnë. Kështu që këto ditë do të kenë lajme të mira, vendimmarrje dhe kontakte shumë pozitive në jetën personale. Mbi të gjitha do të vendosin për një çështje personale me një ndryshim. Do të ndryshojnë me kë do rrinë dhe do të avancojnë në jetën e tyre erotike për të lindurit në dhjetë ditëshin e tretë.

Peshqit, 3 yje

Do të merren vetëm ekonominë. Kemi një takim të bukur të Mërkurit me Neptunin që është në shenjën e Dashit dhe për Peshqit është një fantazi në çështjet ekonomike. Duke ëndërruar shumë ekonomikisht, mund të ëndërrojnë dhe një gjë që mund të quhet si një mrekulli, e cila do i realizohet vetëm Peshqve të lindur në ditët e para të shenjës së tyre.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *