Parashikimi Astrologjik Javor 11-17 Shkurt 2025
Dashi – 4 yje
Pavarësisht se do të hyjë Mërkuri në datën 14 në Peshk dhe do të kenë një tendencë vetmie, tërheqjeje në vete dhe nuk do të thonë dot fjalën e fundit, zhurmën do ta bëjnë 3-4 ditët e para. Do të bëjnë gjithçka për të rënë në sy, për t’u veshur, për të flirtuar, për të dalë, për t’u argëtuar. Kur të vijë momenti që duhen thënë gjërat troç apo të bëhen ashtu siç duhet në planin sentimental, do të bëhen më të ndjeshëm dhe më të tërhequr, si duket do u mungojë guximi ose humbasin optimizmin. Deri në datën 14 mund të bëjnë gjithçka, vetëm kujdes në çështjet ekonomike kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Hëna e plotë në Luan do t’i favorizojë për një ndryshim shumë të mirë, avancim, investim por edhe një humbje mund ta bëjnë të duket si fitim këtë javë.
Demi – 2 yje
Katërkëndëshi i shenjave të qëndrueshme është me tendencë sherresh, debatesh, paqartësisht, prapaskenash, surprizash të pakëndshme, kështu që duhet të kenë kujdes në jetën personale, ndryshimet që kanë bërë së fundmi, debatet, akuzat që mund të kenë bërë sepse mund të vihen para një përgjegjësie ose diskutimi që nuk i kënaq ose i bëjnë të humbasin sigurinë, në disa raste një punë apo marrëdhënie të mirë shoqërore. Tendencën për një shoqëri të mirë do ta ndiejnë në fundjavë dhe aty do ta duan patjetër, duan të kenë një mik, shok ose diçka që vërtet e ndiejnë që mund t’i mbështesë e përkrahë.
Binjakët – 5 yje
Mërkuri duke hyrë në Peshk do i ngrejë në çështje karriere ose në diskutime në lidhje me punët e tyre, por edhe në çështjet personale e erotike janë një nga shenjat që hyjnë në komunikim, do të thonë e marrin diçka të mirë. Hëna e plotë në datën 12 u jep një shans për t’u reklamuar, një ide gjeniale që mund të paguhet shtrenjtë ose një takim shumë i rëndësishëm që mund të hapë një rrugë të mirë në jetën profesionale ose planet e përditshme. Sot e nesër të kenë kujdes sepse sherret janë prezente dhe të lindurit në 10-ditëshin e tretë duhet të jenë të vëmendshëm sepse surpriza të pakëndshme mund të ndodhin në çështje ligjore pasi Mërkuri është planeti i tyre.
Gaforrja – 4 yje
Janë të lodhura sepse e kanë Marsin e kundërt në shenjën e tyre dhe deri në 25 shkurt bën kërdinë në çështje të ndjeshme personale e pune. Me futjen e Mërkurit në Peshk, në datën 14 marrin një lloj tendence pozitive në komunikim, mbështetje e përkrahje, janë një nga shenjat që do ta festojnë mirë Shën Valentinin, do të ndiejnë dashuri, afrohen me dikë ose do të kenë një udhëtim të mirë apo kontakt ku do të njohin dikë. Nuk eliminohen prurjet nga e kaluara, mjafton të mos sjellin problematika që mund t’i ngarkojnë shumë në disa situata. Sot e nesër nuk është një ditë e mirë për ta, ka prapaskena, paqartësi, rrëshqitje aleancash.
Luani – 5 yje
Hëna e plotë në shenjën e tyre në 12 është në katërkëndësh me Uranin në Dem por sjell ndryshime pozitive në jetën e tyre, sidomos në lidhje me punën. Në datën 14, ndoshta nuk janë shenja që do të merren me erotizma por do të fillojnë të rregullojnë detyrimet ekonomike e prapambetura, të lëna pezull ose që i kanë të paqarta. Rregullojnë çështje financiare që i kanë pasur mjaft delikate.
Virgjëresha – 2 yje
Këto dy ditët e para Mërkuri që është planeti udhëheqës i tyre, ndodhet në Ujor, merret me punën, iniciativa të rëndësishme, përballet me Uranin në Dem dhe kjo tregon disa paqartësi e prapaskena pune që s’i lënë të ndihen të sigurta e shumë të qeta. Ndryshimet që mund të ndodhin këto dy ditë rreth jetës personale e ambienteve të punës janë pak të vështira. Rregullohet dora në fund të javës, sidomos në datën 14 me Mërkurin në Peshk përballë shenjës së tyre dhe u jep mundësi të rregullojnë aleanca, bashkëpunime, martesa.
Peshorja – 3 yje
Përditshmëria do t’u marrë shumë kohë, sidomos puna, do të merren shumë me ndryshimet në të, investimet, lekët. Dy ditët e para diçka u rrëshket sa u përket anës financiare e bashkëpunimeve, sidomos me Ujorët. Kundërshtimi i Mërkurit me Uranin në Dem sjell disa pasoja në fushën erotike, ligjore e të punëve. Me futjen e Mërkurit në Peshk çështja e jetës së përditshme rregullohet dhe organizohen më shumë me punën ose një rehabilitim të gjendjes psikologjike.
Akrepi – 4 yje
Me futjen e Mërkurit në Peshk do të jenë një nga shenjat që vërtet duan erotizmin por duan edhe një komunikim, partner, të dalin, të argëtohen, të jenë me njerëz, të komunikojnë kështu që do ta festojnë shumë këndshëm Shën Valentinin me dikë që e duan ose që është në shoqëri dhe i bën të ndihen mirë. Do të jenë nga shenjat që do të dalin më shumë, do të komunikojnë, do të takohen dhe do të propozohen. Dy ditët e para një bashkëpunim nuk ecën mirë ose diçka nuk shkon shumë fuqishëm.
Shigjetari – 5 yje
Megjithëse këto dy ditët e para janë të vështira sepse Mërkuri përballet me Uranin dhe kanë prapaskena pune, do të kalojnë këto dy ditë dhe do të merren me çështje familjare. Me futjen e Mërkurit në Peshk në datën 14 shumë Shigjetarë do të interesohen shumë çfarë ndodh me çështjet familjare, njerëzit e afërt, si do të diskutojnë, çfarë do të japin e marrin dhe si do t’i ndajnë gjërat. Do të jetë kryesisht familjare periudha e Shën Valentinit për ta ose planet që duan t’i rregullojnë. Hëna e plotë për ta është shumë e mirë në datën 12 dhe u jep një dritare komunikimi.
Bricjapi – 2 yje
Kanë kundërshtimin e Marsit të kundërt në Gaforre që i ka lodhur, shumë antagonist dhe i prek në bashkëpunime e në çift. Nuk e kanë ndier veten të qetë këtë periudhë dhe u ka humbur durimi. Me futjen e Mërkurit në Peshk në datën 14 do të kenë miqësi, takime, dalje të rëndësishme, por edhe një propozim ku s’e presin. Një ndryshim pune jo i mirë mund të ndodhë sot e nesër.
Ujori – 5 yje
Pavarësisht dy ditëve të para, hëna e plotë përballë shenjës së tyre bën një kundërshtim të bukur, sjell ndryshime të mira dhe kthehet reflektori nga ana e tyre. Hëna bëhet një simbol shumë pozitiv për të ndriçuar disa situata në jetën personale dhe punës. Çështjet ekonomike nga data 14 fillojnë të marrin më shumë rëndësi dhe mendojnë çfarë mund të investojnë më mirë sa i përket anës ekonomike.
Peshqit – 3 yje
Në datën 14 fillon e rregullohet dhe do të jetë një nga shenjat më komunikative që do të udhëtojnë, do të njohin, do të shprehin ndjenjat dhe kanë nevojë ta bëjnë, por deri atje çështjet ekonomike janë baza. Nëse s’e kanë si duhet, nuk mund të marrin e japin. Afërdita në Peshk është shumë e zjarrtë, por kjo përkon edhe në shpenzime, do të nxitohen kështu që do të ngelen jo fort të kënaqur me të ardhurat materiale. Data 14 e tutje do të jetë shumë pozitive sa i përket komunikimit dhe mbulimit të gabimeve në këtë fillimjave.
- Meri Shehu publikon horoskopin javor: Ja cilat janë shenjat më me fat
- Loredana: Kam qenë nën hijen e Jozit, babi kishte të drejtë!
- Prekëse! Xheneta përlotet në emision: Nuk je person i keq nëse…
- Erion Veliaj reagon pas arrestimit
- Ronaldo i kthehet ashpër Xhenetës: Gjesti mund të bëhet si Donald Veshaj, ti s’mund të bëhesh dot si Bora Zemani
- Xheneta flet për Gjestin: Mendoja se po më priste jashtë, ishte i lidhur me mua jo me publikun