Mar. Jan 7th, 2025

Mediat greke: Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës rihter

Mediat greke raportojnë se tërmeti i ditës së sotme në Greqi ishte me magnitudë 6.3 Rihter.

“Tërmeti i fortë ndodhi në orën 12:16, me një epiqendër 16 kilometra në jug të Elasonës dhe një thellësi fokale prej 8 kilometrash dhe menjëherë u shkaktoi shqetësime të mëdha banorëve që dolën në rrugë me frikë”, raporton Reporter.

Raportohen për dëme të shumta materiale në shumë shtëpi, kisha dhe shkolla në fshatrat përreth epiqendrës, Elasona.

Sizmologu me përvojë, Kostas Papazachos theksoi se shtëpitë që kanë treguar dëme nuk duhet të banohen “për të paktën një javë” pasi “ekziston një rrezik i madh i shembjes me një tërmet tjetër i mundshëm”. /Përshtatur nga Reporter për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *