Die. Dhj 29th, 2024

Me shi apo me diell, ja si do jetë moti në fundjavë, sipas SHMU

Shërbimi meteorologjik ushtarak ka parashikuar motin për fundjavën.

“Dita e shtunë do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e pasdites e kryesisht në mbrëmje në veriperëndim vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët”, thuhet në parashikimin e SHMU.

Ndërsa dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke rikthyer edhe reshjet.

Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike”, njofton SHMU.

Sipas tij, në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila ditën e diel hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë”, theksohet më tutje. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *