Prej disa muajsh tashmë romanca e regjisores Arnita Beqiraj dhe Arbër Çepanit është në qendër të vëmendjes.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk kanë konfirmuar asgjë dhe gjithnjë i kanë anashkaluar pyetjet për marrëdhënien e tyre, indirekt çifti ka treguar se i kanë dhënë fund me njëri-tjetrin.
Në një event të fundit ku Arbri ishte i ftuar, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Pushime On Top”, duke folur për parfumet, megjithëse përgjigjja e tij shkoi më tej.
Arbri: Unë fakt jam njëçik kështu me parfumet, nuk jam shumë…si me çdo gjë në jetë, ndryshoj shpesh edhe me parfumet kam të njëjtin raport. Më mërziten shpejt gjërat dhe ndryshoj gjatë gjithë kohës.
Gazetarja: A i komplimenton shpesh gocat për parfumet?
Arbri: Po patjetër. Ai është komplimenti i parë që ‘ha bukë’. Ça parfumi është ky dhe bën sikur afrohesh…
Gazetarja: Më the pak më parë që ti mërzitesh shpesh. Kjo ndodh edhe me njerëzit? Je mërzitur nga njerëzit e vjetër?
Arbri: (Qesh) No koment.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
