Ditën e djeshme u konfirmua se Heidi Baci do të moderojë Big Brother VIP Fan Club.
Pasi lajmi u bë publik nga Top Channel, Heidi reagoi me një postim në Instastories, ku falenderonte televizionin, por edhe Sara Hoxhën.
Po ashtu, Heidi mori një urim publik nga moderatori i spektaklit më të ndjekur, Ledion Liço.
Por pas kësaj ka reaguar moderatorja Roza Lati me një postim në rrjetet sociale.
“S’di ç’të them, di që më është shpifur televizioni”, shkruan Roza.
Nuk dihet nëse ky mesazh ka qenë për Heidin apo jo, por Kryefjala.com shkruan: “Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se ka patur pretendime që Fan Club t’i besohej Roza Latit, ndonëse zgjedhja e Heidit mbase e ka zhgënjyer moderatoren”.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
