Enj. Dhj 26th, 2024

“Më duket si hakmarrje”, Zhaklin Lekatari flet për Encën: Më vjen shumë keq, po e hidhni në furrën e druve

Zhaklin Lekatari ka reaguar pas lajmit se, Enca Haxhia ishte arrestuar, pasi në shtëpinë e saj ishin gjetur disa bimë kan.abis.

Gazetarja ka folur për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka thënë se, emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse, ajo është fajtore apo jo.

“Mua më vjen keq që gazetaria në vendin tonë është kthyer në një gazetari skandalesh dhe gjëja e parë që pashë sot në mëngjes ishte se të gjitha portalet kishin të njëjtën ngjarje copy- paste. Ne kemi dëshirë të flasim të bëjmë thashetheme, të spiunojmë të denigrojmë dhe kryesisht gratë. Në një vend si Shqipëria ku flitet e flitet vazhdimisht për kultivimin e kan.abisit më bën për të qeshur që personat që punojnë në institucione dhe që disa prej tyre janë edhe në kërkim, dhe që janë ata që bëjnë politikat e këtij vendi dhe kanë në dorë të ardhmen tonë, për ta nuk flitet dhe ata nuk lakohen, ndërkohë që këngëtarja jonë Enca ndodhet në të gjitha mediat dhe emri i saj sigurisht do të lakohet edhe për ditët në vazhdim, do të bëhen lajme dhe meme për të nga të gjithë dhe për këtë më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të linçohen dhe të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjarët e saj. Edhe mua më bën përshtypje se kush e ka lajmëruar policinë dhe më duket si hakmarrje, ose xhelozi”, u shpreh Zhaklina në një lidhje live.

Burimi: Top Channel

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *