Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në familjen e fituesit të Big Brother VIP 4, Besart Kelmendit i njohur si Gjesti.
Vëllai i tij i vogël, Eldion Kelmendi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Ky lajm ka tronditur këdo që e njeh Gjestin qoftë fansat e tij, por edhe ish-banorët e Big Brother VIP.
Ish-partnerja e tij, Egli Tako ka bërë një reagim në Instastory.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta.. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja.. Më dhemb zemra.. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”, shkruan Egli.

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
