...
Pre. Dhj 27th, 2024

Mbyllet materniteti i Lushnjës!

Materniteti i Lushnjës “Ihsan Çabej” është mbyllur. Lajmi është bërë i ditur në media pasi një mjeke gjinekologe ka rezultuar pozitive me koronavirus,

Menjëherë pas konfirmimit të saj pozitive, iu është bërë tamponi të gjithë stafit, ndërkohë që priten rezultatet.

Aktualisht është vendosur që vizitat të bëhen në ambulancë dhe qendra shëndetësore të lagjeve.

Kujtojmë se në vendin tonë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 7380, ndërsa prej tyre 3794 janë shëruar kurse pjesa tjetër (3358) janë aktivë. Sa i përket personave që kanë humbur jetën, fatkeqësisht janë 228.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1). /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.