Enj. Dhj 26th, 2024

Manastirliu: Nënvarianti i ri i Om.icron ka transmetueshmëri të lartë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se po vlerësohen mostrat për identifikimin e variantit të ri të Om.icron, BA.2.

“Një nënvariant i Om.icron BA.2 është duke qarkulluar në vende të ndryshme, kryesisht vendet europiane, ku ka një tendencë sot në rritje të rasteve të infektimeve, sepse ka një transmetueshmëri shumë të lartë.

Ajo çfarë po vërehet është që gjithashtu vaksinimi, sidomos doza e tretë, ndihmon në reduktimin e rasteve të rënda dhe uljen e hospitalizimeve dhe tek fatalitetet.

Aktualisht në Shqipëri nuk kemi ende raste të konfirmuara. Por sigurisht ne jemi duke vijuar nëpërmjet survejancës tonë aktive dhe duke vlerësuar mostrat të cilat vijnë në ISHP, për t’i çuar në laboratorët e referencës”, tha Manastirliu, teksa ishte duke inspektuar qendrën e re shëndetësore Dritas, në zonën e Zall-Herrit. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *