Pre. Dhj 27th, 2024

Covid-19/ Manastirliu jep lajmin më të mirë deri më sot!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se tek Infektivi ndodhen vetëm 9 pacientë të shtruar me Covid-19 dhe po ashtu numrat e rasteve aktive në vend janë duke u ulur.

“Vetëm 9 pacientë me Covid19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, ajo bëri me dije se Vlora nuk ka raportuar asnjë rast. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *