Këngëtari Shpat Kasapi, ka qenë para disa kohësh i ftuar në emisionin “E Diell”, ku pohoi se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës.
Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25-26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.
“Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën”, deklaroi Shpati në intervistën e dhënë.
Kjo deklaratë e këngëtarit u përball me kritika të ashpra jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur publik. Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi, Shpati është shprehur se deklarata e tij është keqkuptuar, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndjesë publike.
“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe të krijojnë keqkuptime të tilla“, u shpreh këngëtari.
- “8 Mars sot lale, bebelinat janë te rafti parë”, ja si i përgjigjet Luizi Kiarës
- Kiara Tito një yll sonte në “Portokalli”: ‘8 Mars sot lale, bebelinat janë te rafti parë. Puç!’
- Olta Gixhari i del në mbrojtje Eglit, ja këshilla që i jep
- VIDEO/ Takimi prekës! Laert Vasili shtanget kur sheh mamanë, i ulet në gjunjë: O floriri nënës çohu!
- Ja kush u largua dje nga shtëpia e BBV4
- “Sot do të shpenzoni më shumë se sa ju lejon buxheti”, Horoskopi i datës 9 Mars