Moderatorja Kiara Tito e shoqëroi dje në mbrëmje bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Dje në mbrëmje u mbajt premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në “Pallatin e Kongreseve”, ku i pranishëm ishte padyshim çifti më i përfolur i momentit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Teksa u pyetën nga gazetari i emisionit “Shqipëria Live”, nëse do të donin të luanin në një film së bashku të dy thanë një zëri se: “Kush nuk do të donte”.
“Armaldoja”, tha Luizi dhe qeshi me të madhe. Kujtojmë se, Armaldo Kllogjeri ishte i pranishëm në premierën e filmit.
Sa i përket marrëdhënies me aktoren Olta Gixhari, ai tha se ka nisur me inatet e “Big Brother VIP”, por më pas gjithçka mes tyre është rregulluar.
“Në krah të gjithë këtyre aktorëve jam ndjerë shumë i vogël, shumë amator. Thjesht prezenca e tyre më kontaktonte. Por sjellja e tyre më ka bërë të ndihem pjesë e familjes. Sa i përket Oltës, në fillim e nisëm me inatet e Big-ut që kishin mbetur, por më pas e kuptuam që gjithçka kishte mbaruar. Nuk është se u bëmë shokë, nuk kemi qenë ndonjë herë shokë që të bëhemi tani, por e menduam që kjo është gjë shumë më e madhe se zënkat tona“, tha Luizi. /Labirinth
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
