Këngëtari Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një eksperiencë të hidhur, që i ka ndodhur një natë me parë.
Në videon e tij të postuar në Instastories, Luizi tregon se ka përjetuar momente paniku, pasi avioni me të cilin po kthehej në Tiranë, nuk arriti që të ulej në kryeqytet për shkak të turbulencave.
“Mbrëmë kam parë hata me sy në avion, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin. O Zot faleminderit. Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë. U ul në Shkup. Fjeta këtu. U çova, tani po nisem për në Tiranë”, shprehet Luizi.
- VIDEO/ Loredana e konfirmon: Sapo u divorcova nga ish-bashkëshorti, martesa ishte…
- VIDEO/ Surprizat për Roelën nuk kanë fund, Vedati i propozon martesë në emision!
- VIDEO/ Djalë apo Vajzë? Roela dhe Vedati zbulojnë gjininë e bebit
- VIDEO/ Super lajm! Roela dhe Vedati zbulojnë në emision se do të bëhen prindër!
- 3 shenjat më me fat të Horoskopit për muajin Qershor
- Kënga “Jetë”, dedikim për Gjestin? Reagon më në fund Egli Tako