Livia Brunga, banorja e “Big Brother”, ka pasur një surprizë të veçantë nga Mevlan Shaba.
Vetëm pak ditë më parë, ajo mori një mesazh emocionues nga ai në “Big Love”, ku ai i shprehu dashurinë duke i thënë se “zgjohet me të dhe fle me të”, pavarësisht asaj që ka ndodhur jashtë.
Livia tregoi se ky mesazh ishte një befasi e madhe për të, pasi ka kaluar disa momente të vështira jashtë.
Ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka provuar një dashuri më të fortë dhe se ndjenjat që ka për Mevlanin janë të paimagjinueshme.
“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë,” tha Livia ndërsa përlotej nga fjalët e tij. Ajo shtoi se pas këtij mesazhi ka pasur mundësinë të flasë me Mevlanin dhe të sqarojnë disa çështje.
- VIDEO/ Luiz Ejlli uron Kurban Bajramin: Shqiptarët nuk e kanë ndarë kurrë sofrën sipas kishës apo xhamisë!
- “Fati yt i jashtëzakonshëm ka dalë përsëri në pah”, Horoskopi i datës 6 Qershor
- Është shtatzënë apo jo? Kiara Tito reagon për herë të parë
- VIDEO/ Fifi dhe Egli Tako publikojnë bashkëpunimin e tyre muzikor
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut