Ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP 4 u zhvillua një lojë me puthje nga Vëllai i Madh për të gjithë banorët për t’i afruar sado pak me njëri-tjetrin dhe për t’i larguar nga debatet dhe ofendimet.
Duke shfrytëzuar situatën, Jozi ka tentuar ta puthë pa dëshirën e saj Loredanën, duke i thënë që po prish rregullat e lojës.
E gjithë situata u komentua nga dy opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari, por edhe nga moderatori Ledion Liço, i cili iu kthye Jozit.
DEBATI:
Jozi: Sado po mundohet kjo kultura e perëndimit me na ndryshu meshkujt shqiptarë ekzistojnë akoma.
Ledion Liço: E di ku e kanë vendin ata që puthin me zor e kanë vendin te 313. Më vjen keq që je gjithë ky çun dhe ke kaq pak tru në kokë.
Jozi: Ndoshta kam shumë ndjenja.
Ledion Liço: Ndjenjat kiji ti, nuk t’i ndalon njeri ndjenjat.
- Gjesti-Eglit: Hajde puthmë në buzë oj shpirt
- Gjesti fut në sherr Danjën dhe Eglin: Je kokrra e interesaxhies!
- Ja sa banorë të BBV4 do të shkojnë në finale
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin