Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia kanë njoftuar, se kanë filluar procedurat për divorcin e tyre.
Ajo shprehet, se ky nuk është një realitet që e lumturon, pasi beson në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë, por ndonjëherë ndarja është e vetmja zgjidhje.
“Miq dhe dashamirës. Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan Elia në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër edhe Princ Leka ka reaguar në rrjetet sociale, por me një mesazh zyrtar.
- Partnerja e Princ Lekës, Blerta Celibashi publikon pamjet përrallore nga Italia
- VIDEO/ “Është shëndoshur e mban barkun…”, Nur uron Albën: Shtatzëni të lumtur!
- Meri Shehu publikon horoskopin javor: Ja shenja me 5 yje
- Vesa Luma “shpërthen” ndaj Big Mamës: Presim përjashtimin e saj, Big Basta ka hyrë në Ferma VIP për të luftuar injorancën!
- VIDEO/ “Aq sa të du edhe të urrej”, Egli Tako publikon këngën e shumëpritur
- Fifi “shpërthen” ndaj komenteve pas videos virale me Egli Takon: Nuk jemi Tiktok-ere…