Pre. Dhj 27th, 2024

Kuvendi i ndalon mediat në komisionet parlamentare, reagon BE: Larg udhëzimeve tona!

Kuvendi ka vendosur prej ditësh që mediat të ndalohen të jenë pjesë e komisioneve parlamentare.

Pas kësaj ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili shprehet i keqardhur për këto rregulla të reja pasi nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE.

“Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014”, thuhet në reagimin e BE. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *