Die. Jan 5th, 2025

Kush ishte Presidenti i Haitit që u vr.a sot dhe si e parandjeu para disa muajsh

Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse është vr.a.rë gjatë një sul.mi në shtëpinë e tij në kryeqytet, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e pla.gosur.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga shkurti i 2017-s, pasi paraardhësi i tij Michel Martelly u largua nga posti.

Koha e Moïse në detyrë ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për kor.rupsion dhe u shoqërua me valë protestash të dhunshme anti-qeveritare. Ai u akuzua për mashtrim elektoral në vitin 2015, ku zgjedhjet u fituan prej tij.

Protestat u përhapën në të gjithë vendin, ndërsa njerëzit kërkuan dorëheqjen e tij. Opozita tha se mandati pesë-vjeçar i Moïse duhej të kishte përfunduar në 7 Shkurt 2021, pesë vjet në ditën që Martelly dha dorëheqjen.

Mirëpo nga ana tjetër, Moïse këmbënguli se ai kishte edhe një vit për të shërbyer si President.

Më 7 shkurt, ditën kur kundërshtarët e tij thanë se mandati i tij duhet të kishte mbaruar, Moïse tha se ishte shkatërruar një “grusht shteti për të përmbysur qeverinë e tij dhe për ta vr.arë atë”.

Paqëndrueshmëria, diktaturat dhe katastrofat natyrore e kanë lënë Haitin si një nga kombet më të varfra në Amerikë.

Një tërmet në 2010 vr.au më shumë se 200,000 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ekonomi.

Po ashtu një forcë paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara u vendos në vitin 2004 për të ndihmuar në stabilizimin e vendit dhe u tërhoq vetëm në 2017. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *