Gazetarja Kristi Gongo, ka qenë e ftuar ditën e sotme në “S’e Luan Topi” ku si rrallëherë ka folur për jetën e saj private, teksa gjithashtu ka rrëfyer historinë e dashurisë me Gjergjin, vëllanë e Alban Dudushit.
“Gjergjin e kam njohur në Top Channel. Punonim bashkë, po ishte një kimi që në fillim, nga shikimet që shkëmbenim me njëri-tjetrin. Po bënim një reportazh për shtëpitë e vjetra të Tiranës, te një çift të moshuarish. Ndodh që edhe fati përcaktohet ndonjëherë. Nuk kishte nisur asgjë dhe nuk do të doja në atë kohë, me sa mbaj, të kisha një histori dashurie në punë. Po gjërat ndodhin dhe shumë mirë që ndodhin”,– thotë Kristi me të qeshur duke shtuar se Gjergji ishte ai që hodhi hapin e parë: “Më çonte ndonjë mesazh më tepër, filloi një komunikim më i lirshëm… dhe çdo gjë vijoi normalisht“, tha ajo.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
