Një efektiv policie humbi jetën dje, në veri të Kosovës, ndërkohë që sot do të përcillet në banesën e fundit.
Afrim Bunjaku humbi jetën si pasojë e një su.lmi të kryer nga një grup personash të ar.ma.tosur në veri të Kosovës.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
“Pavarësisht se sot kisha një ditë plot me ngjarje dhe ndava me ju momente të këndshme për mua, nuk mund të lë në harresë e pa kthyer sytë nga Kosova jonë. Sot u v.ra një polic, baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm“, shkruan Luiz Ejlli.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli 25 Shtatorin ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku. /Labirinth

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
