Wed. Mar 18th, 2026

Konkurrentja e “Përputhen” pasi Laert Vasili e puthi: Asnjë femër nuk duhet të lejojë që një mashkull…

Opinionisti i “Përputhen”, Laert Vasili e puthi Esmen, njërën nga konkurrentet e programit.

Kjo gjë shkaktoi një debat të madh mes konkurrentëve meshkuj të këtij formati. Esme doli nga studio së bashku me Megin për t’u qetësuar dhe më pas u rikthyen sërish.

“Jam në një gjendje që dua ta marr veten. është diçka që nuk e prisja dhe ndaj nuk di si të reagoj dhe nuk di si të shprehem. Por është diçka që nuk e pranoj që të ndodhë jo vetëm me mua si femër, po me asnjë femër. Asnjë femër nuk duhet të lejojë që një mashkull ta arrijë të tregojë burrërinë në një formë që ai beson se mund të ketë kontrollin mbi ty. Laerti si aktor që është më mori si shembull, si partneren e tij në krim për t’i treguar një mashkulli si Marjusi si duhet të veprojë me femrat. E gabuar që u mora si shembull”, tha ajo.

Megi Pojani i rikujtoi Esmes se është në “Përputhen” dhe jo në një sallë teatri dhe askush nuk ka të drejtë të puthë askënd pa dëshirë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *