Enj. Dhj 26th, 2024

Kjo është shenja më pa fat e Janarit

Astrologia Meri Shehu ka publikuar horoskopin për muajin Janar. Ajo që bie në sy është shenja e Gaforres e cila ka më pak fat.

Lexoni më poshtë shenjën e Gaforres:

Gaforrja

Kanë përballë të gjithë planetët e tjerë në Bricjap dhe ky muaj do t’i mbajë të tërhequr. Të gjitha çështjet e lidhura me martesën, kontratat, bashkëpunimet, rishikimet, rivlerësimet etj do të kalojnë në një vrimë të ngushtë shikimi që të shkojnë në anën tjetër. Në shëndet, Gaforret nuk do të kenë problem, por më shumë muaji do të lidhet me kontaktet, punë e rikthimet pas. Paratë do të jenë pak të vështira pikërisht prej kësaj situate, e sidomos nga data 25-29. Gjithë Janari do të jetë me tentativa sqarimesh nga ana ekonomike sepse nuk është ende e çliruar për shkak të Mërkurit në Ujor. Në dashuri do të marrin vendime serioze, por do të rishikojnë disa që tashmë i kanë arrë. Kjo sepse vendimet për martesë nuk mund të merren mes datave 25-29 për arsye të Afërditës së kundërt që nuk favorizon fillimin e ri të një marrëdhënieje. Nga fundi i Janarit mund të kenë avantazhe bashkëpunimesh e martesa. Hëna e plotë në datën 17 mund t’iu sjellë plotësimin e një dëshire të rëndësishme. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *