Moderatorja Kiara Tito ka reaguar pas propozimit që këngëtari Luiz Ejlli i bëri për martesë.
Në një postim në Instagram, ajo tregoi unazën që Luizi i dhuroi dhe shprehu lumturinë që ndien.
“Zemra plot! Aq shume u gezova dje, sa harrova cdo dhimbje, lot, zhgenjim. Faleminderit te gjitheve per dashurine dhe mbeshtetjen qe keni treguar gjate rihyrjes time ne shtepine e Big Brother. Cdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere kete eksperience te paharrueshme dhe te vecante per mua! Dashuria mbizoterofte ne zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja! Dashuria fiton“, shkruan Kiara.
Kujtojmë se Luiz Ejlli i propozoi martesë Kiara Titos, ndërsa pak çaste më vonë ajo u largua nga shtëpia e Big Brother Vip. /Labirinth
