Të shtunën në mbrëmje moderatorja Kiara Tito doli nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ajo dha një intervistë në Fan Club, ku u shpreh e dashuruar me këngëtarin Luiz Ejlli.
Por më pas ka bërë një veprim të papritur. Kiara ka hequr nga Instagrami i saj, si moderatoren e programit Big Brother Vip, Arbana Osmani, ashtu edhe producenten, Lori Hoxha.
Nuk dihet, ende se cila është arsyeja e vërtetë, por mund të jetë një hatërmbetje e ish-banores së Big Brother kundër atyre të dyjave. /Labirinth

