BRICJAP
Për shkak se Bricjapët janë racionalë, ata mund të duken të ftohtë por në realitet ata janë shumë të ndjeshëm. Bricjapët do t’ju qëndrojnë pranë në të gjitha vështirësitë, pavarësisht nëse keni një problem të vështirë social apo profesional. Një marrëdhënie me një Bricjap do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni vetëm ju të dy dhe e gjithë bota përpara jush dhe nuk dëshironi asgjë më shumë se kaq. Nëse ndaheni dhe mbani një marrëdhënie të mirë me të, ai do të jetë aty edhe pas ndarjes për t’ju këshilluar për çdo gjë. Ai do t’ju qëndrojë pranë në çdo dilemë, pyetje apo hezitim.
PESHQIT
Motoja e Peshqve mund të jetë “Duaje marrëzisht ose mos e duaj fare”. Kjo shenjë është e apasionuar pas gjithçkaje që i prek zemrën dhe shpirtin, por mbi të gjitha për partnerin. Ai do të bëjë gjithçka që mundet për t’ju bërë të ndiheni emocionalisht të sigurt pranë tij. Nëse e doni një Peshq, keni gjetur dikë që do të dëgjojë ankesat tuaja dhe do të durojë zemërimin tuaj. Ai është personi që do t’ju ofrojë dashurinë e tij absolute dhe të pakushtëzuar dhe do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah aspektet më të mira të vetvetes.
BINJAKËT
Ndërsa ata kanë një reputacion paksa të paqëndrueshëm, ata do të japin gjithçka për një person me të cilin duan të kenë një të ardhme. Ata do të gjejnë kohë për të dëgjuar atë që dëshiron partneri i tyre dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të kënaqur të gjitha dëshirat e tyre, nëse është e mundur. Si dashamirës të artit dhe mësimit, ata do t’ju shoqërojnë në ekskursione, spektakle dhe përgjithësisht në të gjitha eventet që mund t’ju interesojnë. Ai do të jetë gjithmonë i gatshëm të bisedojë për çdo gjë që keni në mendje: Qoftë nëse është diçka që keni mësuar, lexuar apo dëgjuar. Përveçse shoqërues, ai është edhe mik i vërtetë!
- VIDEO/ Gjesti publikon pamje nga shtëpia në fshat, shkrihet së qeshuri nga batuta e mamasë
- VIDEO/ Kujt i drejtohet? Gjesti: A po don shihemi në katun ma vonë nëse don
- VIDEO/ Neda Balluku reagon pas kritikave: Kjo është dora e mrekullueshme e filipinezes që po ushqen time bijë
- Këto 3 shenja Horoskopi do të përballen me sfida të forta në Qershor
- “Ishte xheloze për gjënë më të vogël”, Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien me ish-vjehrrën
- U tha se u ndanë, Alba Pollozhani flet për marrëdhënien me Lim Hotin