Enj. Dhj 26th, 2024

“Këtë javë kujdes me eprorët”, parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini

Astrologoja Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit në Vizion Plus.

Dashi

Në lëvizje ka qenë dhe do vazhdojë. Nuk do jetë me një agjendë fikse. Dhe mirë do bëjë nëse e ka terezinë xhepi i tyre. Praktikisht ndoshta do ketë një shije jo shumë pozitive në realizimin e një objektivi material që e donin shumë. Kjo mund të trazojë ngjyrat e bukura të javës.

Demi

Plutoni dhe Urani, një hyrje e fortë që sjell një paqëndrueshmëri emocioanle. Edhe hëna e plotë e ditës së djeshme kishte ndikimin e saj në gjendjen emocionale. Nga nesër duket sikur agjenda ngjyroset me detyrime dhe me zgjedhje që do përfundojë si argëtim dhe kjo do ndryshojë ngjyrën e emocionit.

Binjakët

Vazhdojnë të jenë edhe sot të lodhur dhe të ngarkuar. Këtë javë kujdes me eproprët dhe ata që janë më lart se ta në pjesën e punës. Shmang tematikat dhe bisedat me eprorët. Çdo diskutim për karrierën zhvendoseni pas të mërkurës. Luhatje humori dhe pasiguri do ketë pjesa e parë e javës.

Gaforrja

Duket sikur e kanë në kontroll situatën. Pavarësisht ngarkesave dhe lodhjes që ka shkaktuar nga dje Hëna e Plotë, duket sikur ruajnë kontrollin si të fizikut dhe xhepit të tyre. Do ndiheni të privilegjuarit e javës. Pra ëse pjesa më e madhe mendojnë se në këtë periudhë fati nuk po i ndihmon, për gaforren do të jetë aty kur i duhet.

Luani

Detyrimet dhe gëzimet e familjes që janë vendosur në agjendë që në fillim të dhjetorit arrijnë realizimin pikërisht këtë javë. Plutoni ballë për ballë tyre, nuk janë të kënaqur me paranë, por do ja dalin mbanë me aq sa kanë. Nuk është koha për të kërkuar.

Virgjëresha

Do të duhet të vazhdojnë të merren me fizikun e tyre. Janë tendencat e ftohjes dhe temperaturave. janë gjëra të vogla, por që virgjëreshat do i mbaj në shtëpi. Dhe mirë do bëjnë sepse kanë patur një ritëm të përpejtuar prej një viti, prandaj një pauz i bën mirë.

Peshorja

Çështjet e punës janë detyrimet kryesore të javës. Çështje që i përket shtëpisë do zgjidhet shumë mirë. Peshorja ka nisur të merret me fizikun e vet, pamjen e jashtme. E mërkura dhe e enjtja ju jep mundësinë për të zgjidhur gjëra të rëndësishme që i përkasin punës.

Akrepi

Ka tendencën për t’u marrë me veten. Nga mesi i javës ka shumë detyrime për të mbyllur, që lidhet me lekun. Ekonomia, pritshmëritë, arritjet, shpenzimet dhe investimet janë tematikë kryesore për akrepat gjatë kësaj periudhe. Nuk është koha për blerje të rëndësishme. Planifikojini nga gjysma e dytë e shkurtit investimet.

Shigjetari

Nisur që nga pasditja e sotme do rregullojnë dhe korigjojnë raportet personale në jetën në çift dhe në jetën familjare. Do të ndihen shumë më ndryshme se dje. Atje ku nuk ndoiheshin të kuptueshëm tani kanë mirëkuptimin dhe përqafimin e plotë.

Bricjapi

Në momente të caktuara, lodhja e tyre ka tendencën për të nxjerrë një energji jo shumë pozitive. Pra ka një tendencë për të qenë negativ në ambjentet e punës. Kjo tendencë sot edhe nesër, nga pasnesër do ndryshojë. Nevojën për të patur pushtetin në duart e tyre do realizohet sa më shumë i afrohemi fundit të vitit.

Ujori

Plutoni është te ata. Ka tendencën për të marrë situatën në kontroll për pjesën e ekonomisë së tyre. Kanë që prej 20 nëntorit q ëpo fuqizohen dhe po ndihem mirë me atë që kanë arritur nga 2024. Jo për të gjithë, kjo ka prekur të lindurit në ditët e para të ujorëve. Të tjerët vazhdojnë të kenë tematikë pritshmërishë, ankesash dhe kërkesash.

Peshqit

Saturni është te peshqit. Ndjesia e mosmbështjetjes dhe suportit nga fati është shumë e fortë për Peshqit. Stresi dhe ankthi i javës i mbartur nga fundjava vijon ende. Ka detyrime që lidhen me fizikun dhe me ekonominë. Të gjtiha këto do vijnë duke u lehtësuar nga mesi i javës dhe futën në rrugën e zgjidhjes.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *