Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Ana Kurti, Albini vëllai i këngëtarit Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta është shprehur se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por nuk ka mundur që të mbijetojë.
“Lajmin e kemi marrë në orën 23:30- 00:00 të së martës. Na ka ardhur lajmi nga Italia, nga një provincë e Milanos, ku shpati para dy ditësh bashkë me gruan e tij kanë çuar çunin për një kontroll. Ka qenë mirë, por në darkë ka pasur pak probleme me stomakun dhe shtrëngime në gjoks, ka pushuar pak, dhe më pas ka pasur shqetësime. Besojmë se ka pësuar atak, dhe ka ndërruar jetë në moment. Nuk ka pasur diçka të rrezikshme, gjëra normale. Ka pasur dhe një herë pak me zemrën probleme, një shtrëngim, por jo diçka serioze. Ndihma e shpejtë ka ardhur te banesa ku kanë qenë dhe e kanë marrë, por a ka ndërru jetë në banesë, rrugës apo në spital, nuk e kemi ende këtë informacion të sigurt, por të sigurt kemi që ai nuk është më mes nesh”, ka thënë ai mes së tjerash.
Lajmin e kobshëm ka qenë e vështirë për t’ia dhënë nënës së këngëtarit.
“Babanë ne nuk e kemi, nëna para pak kohësh e ka kuptuar se më nuk është me ne, nuk ia tregonim dot lajmin e hidhur. Kjo është rruga e gjithë njerëzve, por ai na shkoi më i ri, na ka lënë pa fjalë”, u shpreh Albini.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
