Aktori Julian Deda ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku u shpreh se gjetja e këtij sezoni nga produksioni i BBV4 është futja e Gjestit në shtëpi.
“Gjesti është një djalë që shyqyr u fut në atë shtëpi, ta themi këtë gjë, se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino, ishin duke parë letra, duke parë fall, se ça po bënin aty nuk u kuptua. Po ai shyqyr që u fut atje, i ka dhënë një dinamikë komplet tjetër shtëpisë, sepse duhet me i parë gjërat edhe sikur të jesh aty brenda, por edhe sikur të jesh jashtë, por edhe si spektakël.
Është tip simpatik, është shumë pozitiv dhe nuk di të viktimizohet, e kështu me radhë. Por është më se e kuptueshme që banorët aty t’a prisnin me këmbët e para, është normale dhe ka ndodhur në çdo “Big Brother”. Kush vjen i ri, është instiktive që ti t’i dalësh dikujt përpara dhe aq më tepër Gjestit që ata e dinin se çfarë ka bërë te “Big Brother Kosova”. Ata dy javë kishin që ishin aty, ndërsa Gjesti kishte dy muaj dhe e dinin se sa famë kishte. Ata nuk dinë vetëm një gjë, se çfarë fame ka marrë Gjesti në momentin që e kanë eliminuar nga BBVK. Sipas publikut, ai meritonte fitoren. Në një farë mënyre publiku po e shndërron Gjestin pa dashjen e tij në një ‘viktimë’, gjynah që nuk ia dhanë atje, hajde t’a mbështesim këtu. Ndërkohë nuk kanë nevojë t’a bëjnë këtë pasi ai po përballon shumë mirë edhe G-Banin, edhe Jozin dhe këdo aty brenda, por po marr dy emrat që ai ka patur…”, tha Julian Deda.
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…
- VIDEO/ “Ti je një shtrigë…”, Megi Pojani feston ditëlindjen, ja si e uron Neda Balluku
- “Ditë pozitive dhe e mbushur me momente të lumtura”, Horoskopi i datës 22 Maj