Thu. Mar 6th, 2025

Jo vetëm paralajmërime, Joe Biden i bëri sot edhe dy dhurata Putinit!

*Burimi: Independent

Përpos paralajmërimeve, presidenti i SHBA, Joe Biden i ka bërë edhe dy dhurata presidentit rus, Vladimir Putin gjatë takimit në Gjenevë.

Biden i dhuroi Vladimir Putin në mënyrë simbolike një palë syze dielli “Aviator” dhe një skulpturë kristali të një bizoni amerikan, i cili është një nga gjitarët më madhështorë të kombit të tyre dhe përfaqësues i forcës, unitetit e qëndrueshmërisë.

Sipas “Independent”, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Biden i dha presidentit rus syze dielli të dizajnuara për pilotët e aeroplanëve luftarakë si një gjest diplomatik.

“Independent” shkruan se diplomatët dhe politikanët u kanë dhuruar dhurata personaliteteve të huaja prej kohësh. /Labirinth

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *