Jetmir Salaj ka folur për herë të parë pasi u largua nga shtëpia e BBV3.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Jetmiri shprehet se është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni.
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër.”, tha ai.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
