Wed. Mar 18th, 2026

“Jeni çift fake”, Ina i kthehet gazetarit: Nuk e marr parasysh fare, ke lexuar vetëm në rrjetet sociale!

Ish-banorja e BBV5, Ina Aderi ka qenë dje e ftuar në “Breaking Neës” në Top News, ku u përball me një deklaratë që nuk i pëlqeu.

“Sa i takon çiftit të tyre mua më duket fake dhe nuk kanë ndonjë gjë më shumë për të zbuluar për publikun, por sidoqoftë për sa kohë ata i nxjerrin mirë njëri-tjetrin…”, tha gazetari Redjon Shtylla, ndërkohë që Ina e ndërpreu duke e pyetur se pse e ka këtë mendim.

“Dëgjo unë nuk ju kam ndjekur shumë në Përputhen por në Big Brother kapërcimi në lidhje kur nuk ishte e qartë lidhja tjetër më jep atë ndjesinë, është punë ndjesie jo karakteri ndaj e thashë por koha do e tregojë për skeptikët unë nuk kam ndonjë ide të jashtëzakonshme”, tha ai më tutje.

Ndërkohë Ina tha se nuk e merr parasysh fare një kritik që thotë që ka lexuar vetëm në rrjete sociale.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *