Në podcastin “Mam”, Sonila Meço i rrëfeu Orinda Hutës si vendosi që vajza e saj të quhej Amaris.
Teksa e nisi me frazën “historitë e zakonshme”, Meço vijoi duke treguar që frymëzimi ka ardhur nga fjalët e producentes Vera Grabocka. Për çudi, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me vajzën e Orindës, Atarën, çka nxit një ‘akuzë’ nga Meço dhe shumë të qeshura mes vajzave.
Sonila Meço: Nga njëra anë më kujtohet Grabocka, kam qenë e ftuar njëherë, të dy në emisionin e Alketës dhe ishte herët atëherë, shumë herët, 2007-2008, ne sa kishim nisur bashkëjetesën. Del bisedat te emrat e vajzave dhe më thotë ‘gjithmonë kam dëgjuar që vajzat që e kanë emrin me dy a, marrin shumë energji pozitive’.
Orinda Huta: Ia ka thënë edhe Turjanit këtë gjë për Atarën.
Sonila Meço: Vera! Je përgjegjëse për shumë emra fëmijësh!
Sonila shtoi se kriteret e tjera që kërkonte për emrin ishte tingëllimi mashkullor, ndoshta me mbaresën ‘ris’, tërhiqej nga emrat hebre dhe donte diçka me kuptim. Në kërkimin e saj, doli “Amaris” i cili do të thoshte “dhuratë nga Zoti” që përshtatej edhe me situatën sepse vajza erdhi pikërisht kur nuk e prisnin.
- Alba Pollozhani konfirmon ndarjen nga Lim Hoti: Ndonjëherë të ndahesh është akt dashurie ndaj vetes!
- Egli Tako sqaron për fansat pse bashkëpunimi me Fifin u hoq nga YouTube: Kemi vendosur që…
- VIDEO/ Pas lajmeve për sherrin me Eglin, reagon Fifi
- Kënga e Fifit dhe Eglit ‘zhduket’ nga rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi mes artisteve
- “Sot do të ndjeni një rritje të jashtëzakonshme”, Horoskopi i datës 9 Qershor
- VIDEO/ Marrëdhënia me Erandin, motra e Elinarës bën deklaratën e fortë