Lojtari i Kombëtares, Jasir Asani, i cili shënoi golin e parë kundër Polonisë dje në mbrëmje, ka reaguar pas postimit të këngëtarit Luiz Ejlli.
“Sapo i thashë Jasir Asanit që jemi mbledhur për ty, gol direkt”, shkruante Luizi dje me humor, teksa postoi një foto duke parë ndeshjen me çunat.
Ndërkohë që, Asani i ka komentuar Luizit duke qeshur: “Rrofh vlla”.
Ndërsa Luizi ia ka kthyer: “Suksese vlla, lart e më lart. Për shaka e thashë se nuk jam tifoz. Por vërtet ma bërë qejfin dhe më bëre jo vetëm mua, por të gjithve krenar”. /Labirinth
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230911-180527_Instagram.jpg?resize=281%2C579&ssl=1)