Moderatorja Dojna Mema ka treguar në emisionin “Natën me Aulonën”, se si e priti nëna e saj lidhjen me Vlashent Satën.
“‘Shikoje mirë atë’ më tha mua. Se ai është edhe larg, ku e di ti që ai s’të gënjen“, tha Dojna për mamin e vetë.
Ndërsa tregoi edhe përgjigjen që i kishte dhënë të ëmës.
“I thash merre takoje, fol vete. Merruni vesh vetë, mua mos më futni në këtë mes”, tha Dojna duke qeshur.
Ajo tregoi më tej, se fillimisht raporti i nënës së saj me Vlashentin ka qenë problematik.
“Fillimisht raporti mes mamit dhe Vlashentit ka qenë njëçikë problemtaik sepse janë të dy shumë grrica. Dilnin në kafe fillonin grriceshin me njëri-tjetrin, por pastaj pas vitit të dytë të raportit përfunduan, që mami më përpara merrtë Vlashentin në telefon se sa mua“, tha Dojna.
Ndërkohë, që tregoi edhe përshtypjet që gjyshja e saj pati për Vlashentin. Ajo tregoi, se “Gjyshja e Dojnës” nuk e pëlqente, që Vlashenti kishte mjekër, por tashmë kanë raporte shumë të mira. /Labirinth
- VIDEO/ Po shkonte për të votuar, Ledion Liço pengohet në rrugë
- VIDEO/ Alba e kapi duke u përqafuar me Nennan në shtrat, Limi qesh: Mu duk sikur më kapi gruaja…
- VIDEO/ Alba kap Limin dhe Nenna të përqafuar në shtrat, shpërthen në lot: Për çfarë ta dhashë besën?
- VIDEO/ Big Basta flet për Big Mamën: Ironizonte Albën për…
- Alba jep mesazhin e fortë për vajzat: Edhe nëse të gjithë i keni kundër, ju duhet të…