ish-banorja e Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni në një lidhje telefonike në “Big Brother Radio”, komentoi lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit për të dhe Bardhin.
Ajo e nisi telefonatën duke zbuluar se po shkon në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se shëndeti i nënës së Bardhit është më i rëndësishëm se çdo gjë aktualisht.
“Jam rrugës për Maqedoni, momentalisht jam në Kosovë por jam rrugës për në Kumanovë. Unë mendoj që për momentin duhet të fokusohemi vetëm te gjërat pozitive dhe gjërat e mira që po vijnë, shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikate, por në përgjithësi është mirë. Nëse diçka nuk del nga unë apo nga Bardhi, ju lutem mos i besoni palëve të treta dhe askujt sepse po përzihen në këtë histori shumë njerëz që nuk iu takon aspak si ish banorë, opinionistë, menaxherë etj. Mua më vjen shumë keq sepse unë po mbaj mbi kurriz, ofendime, fyerje dhe aludime. Ju lutem i them publikut mos besoni asgjë që nuk del nga goja ime dhe e Bardhit”, u shpreh ajo.
- FOTO/ Ish-banori i BBV 4 ‘i kërkon’ Loredanës gjysmën e parave të dhuruara për ditëlindje: Kam hedh shumë nga pija!
- Arbana Osmani uron mbesën për ditëlindje: Po të të kisha vajzë, nuk do mund të të kisha dashur më shumë!
- Çfarë do ndodhë sonte? Egli Tako paralajmëron diçka
- VIDEO/ Rozana Radi për Aurela Gaçen: Ishte nder të ndaja skenën me një grua të fortë dhe artiste shumëdimensionale!
- Barack Obama i bën dedikimin e ëmbël Michelle për ‘Ditën e Nënës’
- “E ke bërë gjoksin?” Olta Gixhari jep përgjigjen e sinqertë