Dashi – Lufton stresin duke u angazhuar në aktivitete fizike. Një vrapim ose një seancë në palestër e ndihmon të lirojë tensionin.
Demi – Përpiqet të gjejë qetësi përmes ushqimit ose një mjedisi të rehatshëm. Një darkë e mirë dhe një ambient relaksues e ndihmojnë të qetësohet.
Binjakët – Largon stresin duke biseduar me miqtë ose duke u zhytur në një hobi të ri. Komunikimi është çelësi i tij për qetësi.
Gaforrja – Preferon të mbyllet në vetvete dhe të kërkojë ngushëllim në shtëpi. Një film emocional ose një përqafim nga të dashurit e tij bëjnë mrekulli.
Luani – Lufton stresin duke dalë në qendër të vëmendjes. Një dalje me miqtë ose një aktivitet krijues i jep energji pozitive.
Virgjëresha – Përpiqet ta menaxhojë stresin duke organizuar gjithçka rreth vetes. Një pastrim i shtëpisë ose një listë e re planesh e ndihmojnë të ndjehet më mirë.
Peshorja – Largon stresin përmes muzikës, artit ose një mbrëmjeje të qetë me një libër. Nuk i pëlqejnë përballjet dhe kërkon harmoni.
Akrepi – Mbledh tensionin brenda vetes, por e çliron përmes aktiviteteve intensive si meditimi i thellë ose ushtrimet fizike.
Shigjetari – Shmang stresin duke udhëtuar ose duke ndryshuar mjedis. Edhe një shëtitje e shkurtër e ndihmon të ndjehet më i lirë.
Bricjapi – Përpiqet të mbajë qetësinë dhe e kanalizon stresin përmes punës. Nuk dorëzohet, por mund të bëhet shumë kritik ndaj vetes.
Ujori – Largon stresin duke u marrë me diçka inovative ose duke kaluar kohë me miq të ngjashëm me të. Një projekt i ri e ndihmon të qëndrojë i motivuar.
Peshqit – Përdor imagjinatën dhe artin për t’u çliruar nga stresi. Meditimi, muzika dhe ëndërrimi me sy hapur janë mënyrat e tij të preferuara për të gjetur paqe.
- “Paç fat nëse…”, këto 3 shenja horoskopi nuk do t’i duroni si kolegë në zyrë
- Egli i jep Gjestit informacione nga jashtë, “Vëllai i Madh” i bën vërejtje
- Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë
- Gjesti flet me prindërit e Eglit që nga kamerat, ja çfarë ju kërkon
- “Me sa mend në kokë…”, Egli i përmend Diellzën, ja si reagoi Gjesti
- “Një lëvizje në karrierë është afër”, Horoskopi i datës 25 Mars