Të premten i gjithë territori pritet të përfshihet nga rrebeshet e shiut me intensitet të lartë.
Sipas sinoptikanit Hakil Osmani, Ultësira Perëndimore do të “pushtohet” nga reshje të dendura të shiut ku Shkodra, Lezha, Tirana, Kruja, Dibra, Vlora, Gjirokastra rrezikojnë edhe përmbytjen.
“Reshjet e shiut do bëjnë që herë pas herë të kemi vërshime dhe përmbytje. Qarqet me reshje me intensitet të lartë janë Shkodra, Lezha, Tirana, Kruja, Dibra, Vlora, Gjirokastra. Duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerës 26-27 gradë Celsius në rang territori. Në orët e para kemi rënie duke bërë që të shkojnë deri në 6 apo 7 gradë Celsius. Fundjava mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në gjysmën lindore të territorit, ndërsa Ultësira do të ketë edhe kthjellime”, tha sinoptikani.
- “Mbetëm pa ushqim”, Julia Ilirjani përlotet në emision, tregon bisedën me vajzën
- Xheneta iu nxjerr sekretin Jozit dhe Loredanës
- VIDEO/ Lim Hoti publikon për herë të parë të birin, ja si e uron për ditëlindje
- VIDEO/ Einxhel Shkira zbulon emrin e veçantë të djalit të saj
- “Koha për argëtim ka mbaruar”, Horoskopi i datës 21 Maj
- VIDEO/ Tiri dhe Shkëlzeni ‘e djegin’ në Turqi, Neda ‘iu kthehet’: Shokët tuaj janë me nga tre kalamaj!