Tue. Apr 15th, 2025

Ja çfarë ka dëshmuar Jozi në Polici, pasi qëlloi Gjestin me shpullë

Është zbardhur dëshmia në polici e Jozit, i cili u arrestu mbrëmë pasi goditi Gjestin në çastet kur po dilte nga shtëpia e BBV. Pasi u arrestua Jozi u dërgua në Komisariatin nr. 6.

Në dëshminë e tij në polici Jozi tha se Gjesti e ka provokuar.

“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, tha ai.

Akti i papranueshëm ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar. /Kryefjala.com

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *