Opinionisti i Big Brother VIP 3, Arbër Hajdari tha se sheh që brenda shtëpisë nuk ka asnjë lider.
Sipas Arbërit, banorët nuk po japin emocionet që kanë dhënë banorët e dy edicioneve të kaluara.
“Brenda shtëpisë nuk ka grupe, madje brenda shtëpisë nuk ka as lider, se ndoshta mund t’iu ketë ngelur mendja te tre të preferuarit e para dy javësh. Mendoj që nuk kanë as strategji, ndoshta dhe ata që mendojnë se janë liderët brenda shtëpisë, që unë i di kush janë për mua nuk janë as liderë dhe nuk kanë as strategji. Ish-lojtarët e Big-ut që kanë treguar edhe sukses brenda asaj shtëpie kanë ditur të ndajnë emocione me publikun. Kanë ditur të kenë një strategji shumë të qartë. Kanë ditur të luajnë. Kanë ditur të krijojnë aleanca, kanë ditur të krijojnë grupe. Kanë ditur të nominojnë, kanë krijuar qenë lojtarë të zgjuar. Tani pyetja ime është ka ndonjë prej jush që ka ndonjë strategji brenda atij formati për të fituar çmimin e madh. Sepse dua që realisht ta di. Sa prej atyre që janë brenda shtëpisë duan të fitojnë çmimin e madh“, tha Arbëri.
Ndërsa u pasua nga Ledioni, i cili i pyeti: “Apo keni hyrë në llixha”.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
