Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, duke i dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij prej kohësh, Elmedina Musliu, kanë organizuar një ceremoni të veçantë, momentet e së cilës tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Fotografitë e çiftit janë bërë virale, duke marrë qindra urime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe miqtë e tyre.
Mirdoni, i cili fitoi vëmendjen e publikut gjatë pjesëmarrjes në BBVK 2, hyri në shtëpi së bashku me mikun e tij të ngushtë, Ardin, si një dyshe konkurrentësh. Dyshja arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar simpatinë e publikut me humorin dhe natyrën e tyre spontane.
Ndërkohë, martesa e Mirdonit ka ngjallur interes të madh te fansat, të cilët vazhdojnë ta mbështesin në rrugëtimin e tij edhe jashtë shtëpisë së BBVK-së. Urimet për çiftin e sapomartuar nuk kanë munguar, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për ta.

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
