Enj. Dhj 26th, 2024

Integrimi/ Holanda e merr hapin e parë pozitiv për Shqipërinë!

Holanda ka rënë dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Ambasada holandeze në Tiranë njofton se shumica e parlamentit ra dakord për t’i hapur rrugë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sot, shumica e parlamentit ra dakord që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare”, njofton ambasada mes të tjerash. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *