Wed. Mar 18th, 2026

“Indriti dhe Marsiela kanë akoma diçka”, Richardi del me Adelajdën para se të ndahet me Marsielën

Richardi i dha ditën e djeshme fund marrëdhënies së tij me Marsielën. Kjo e fundit u shpreh se u ndje shumë keq pas veprimit të Richardit, i cili tha se Marsiela ka ende ndjenja për Indritin.

“Ata të dy më duket se kanë akoma diçka, nuk e kanë harruar njëri-tjetrin”, tha ai.

“Richardi ka bërë të gjitha sjelljet që bën dikush ose ka thënë dhe fjalët që do të jetë me ty. Deri në momentin e fundit përpara se të vinim këtu e pyeta dy herë nëse do të ndahemi dhe nuk e kuptoj pse s’ma ka thënë jashtë kamerave, por duhej të bënte show“, tha Marsiela, e cila më pas mësoi se Richardi ishte takuar me Adelajdën para dy ditësh.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *