...
Enj. Dhj 26th, 2024

Incidenti, Basha shkon tek FRD: I them bishës së plagosur, s’e frikëson dot popullin

Pas përplasjes së Presidentit Ilir Meta me Policinë Bashkiake, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar tek zyrat e Partisë Fryma e Re Demokratike.

Për mediat, ai tha se kryeministri Edi Rama e ka humbur mendjen nga paniku i humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

“Sot po i them bishës së plagosur se nuk ke shans ta trembësh dhe ta frikësosh popullin, që ka vendosur të largojë me votë më 25 prill. 25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e dini ju të dashur qytetarë, këtë e dimë ne, e dinë miqtë dhe faktori ndërkombëtar, këtë e di farë mirë edhe Edi Rama. Ngjarja e sotme është pjesë e një serie ngjarjesh që tregon një gjë. Ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri nga paniku i humbjes dhe prej drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët që e kanë shndërruar shtetin shqiptar në një strehë të krimit dhe oligarkisë”, tha Basha.

Kujtojmë se FRD është pjesë e koalicionit të PD me aleatët, ndërsa kryetar ka Sali Shehun. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.