Wed. Mar 18th, 2026

Ina dhe Keijsi plane për bashkëjetesë, reagon Stelina: Është një histori që…

Ish-banorja e BBV5, Stelina ka qenë dje e ftuar në emisionin “Breaking News”, ku u pyet edhe për marrëdhënien e Keijsit me Inën.

Si ndihesh kur sheh Keijsin në daljet e tij me lule në dorë me deklarata, me vendimet për bashkëjetesë?

Stelina: Është një histori që nuk kam më dëshirë të flas. Kjo ndoshta për faktin se çdo fjalë e imja në këto momente mund të jetë edhe e tepërt. Nuk dua as të keqinterpretohet, as të ndikoj në marrëdhënien e tyre. Unë mund të kem rezervat e mia me secilin prej banorëve aty brenda, aq më tepër me ata, por realisht nuk dua të jem shkak për të patur një debat midis tyre. Nuk ka asnjë gjë të keqe që të ketë një bashkëjetesë midis tyre. Është e pritshme, në mos nesër do ndodhë pasnesër, e më tej. Nëse ata e duan këtë gjë, mendoj që komentet e mia janë të tepërta.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *