Megi Pojani ka zbuluar sot në program disa pamje ku Keijsi dhe Ina shihen së bashku në një club. Madje Megi tregoi se Ina kishte kërkuar kohë, sepse nuk ishte e sigurt për një takim me Richardin.
“Kam për t’ju paraqitur një ngjarje të pazakontë. Ka shokë dhe shoqe, ka shokë e shoqe për kokë. Ka dhe shokë e shoqe që ndihen sikur të jenë motra dhe vëllezër dhe kush jemi ne për të ndaluar një marrëdhënie që është kaq sublime, kaq e bukur. Ju e mbani mend që ne kemi pezulluar Keijsin nga programi, kjo për sjellje të papërshtatshme, jo etike dhe fjalor jo të këndshëm drejt një komuniteti të caktuar. Keijsi është i pezulluar deri në një njoftim të dytë. Një ditë më pas Ina duhet të kishte një takim, i cili ishte i planifikuar me Richardin. Telefonon në produksion dhe thotë që nuk mund të shkojë në takim sepse kishte nevojë për kohë. Rastësi apo jo? Dhe çfarë bën dikush kur ka nevojë për kohë dhe do të qetësohet? Shkon në club. Keijsi dhe Ina kanë bërë një vizitë të beftë në një nga club-et në Tiranë ditët e fundit. Ky material i shkurtër, por domethënës ka ardhur në dorë të produksionit. Dhe ata janë vërtet një mbështetje shumë e mirë për njëri-tjetrin”, tha Megi teksa pamjet u shfaqën në ekran.
Lidhur me këtë Megi pyeti Richardin, i cili tha se i shkroi Inës, por kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje.
“Unë do kisha ikur në Itali se kisha punë shumë të rëndësishme. Produksioni më tha mos ik në Itali se ke takim me Inën. Më iku bileta s’ka problem, më ka ikur një punë e rëndësishme s’ka problem. Mora produksionin në telefon i thashë nesër kam rezervuar një vend të bukur në Durrës. Nga ora 10 në mëngjes më merr produksioni nuk vjen Ina se ka një problem familjar është shumë keq. U bëra merak i shkrova një mesazh s’më ka kthyer përgjigje”, tha Richardi.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
