Prej kohësh po thuhet lart e poshtë se marrëdhënies së një prej çifteve më të komentuara, Ilnisës dhe Meritonit i është dhënë fund. Por, sa të vërteta janë këto thashetheme?
Ndonëse asnjë prej tyre nuk ka reaguar deri më tani, veprimet e bëra nëpër rrjetet sociale lënë shumë për të kuptuar. Pasi vendosën që të “zhdukin” fotot me njëri-tjetrin, madje i hoqën dhe “follown”, një tjetër lëvizje është bërë së fundmi nga dyshja mjaft e komentuar.
Ka qenë Ilnisa ajo e cila ka hedhur një video ku duket një bombë e vërtet. E gjejeni pak se kujt i ka tërhequr vëmendjen kjo video? As më pak dhe as më shumë, vetë Meritonit! Ai nuk ka rezituar pa i bërë një “like” në video Ilnisës dhe pasi vumë re këtë detaj u futëm për t’i kontrolluar në llogaritë e tyre.
E gjejeni pak çfarë? Ata kanë filluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”, e në kohën që po jetojmë të gjithë e dini se çfarë do të thotë një “follow” sërish.

- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor
- Ja tre shenjat më narciziste të Horoskopit