Astrologia Meri Shehu në një intervistë për emisionin “Rudina” tregoi edhe për marrëdhënien nënë-bijë.
“Thonë që kur lind një fëmijë disa e përjetojnë keq, por unë aty kam ndier lumturinë më të madhe. Në kishte ndjenjë lumturie që mund të jetojë një njeri… aty fluturoje! Nuk e di, ta jep natyra, ta jep momenti, ta jep instinkti, por unë lumturi të tillë nuk kam ndier më. Aty e kam prekur, them që ajo ishte një lumturi që ata që e kanë jetuar ta mbajnë mend, por ata që s’e kanë jetuar, ta provojnë. Vetëm ai moment pas lindjes, që kishe një lumturi të paparë, nuk ka të krahasuar. Unë s’e kam përjetuar më. Çfarëdo sadisfaksioni pune, personal, çfarëdolloj gëzimi tjetër, nuk ma ka dhënë atë lumturi që unë kam ndier atëherë”, tha Meri.
Ajo tha se e bija duke qenë artiste në profesion e orienton dhe e drejton të ëmën në forma të ndryshme.
“Thjesht më menaxhon, më drejton në mënyra të ndryshme me idetë dhe unë e besoj. I vetmi njeri që besoj është ajo”, vijoi Meri.
- Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau jep dorëheqjen
- Plutoni në Ujor do të sjellë ndryshime rrënjësore te këto shenja Horoskopi
- VIDEO/ Laerti kujdeset për Valbonën: Çdo ditë je bërë shumë e bukur…
- Prezantimi i BBV Fan Club, ja si e mbështet Kiara Tito Heidi Bacin
- VIDEO/ Aktorja e famshme e telenovelave i komenton Heidi Bacit
- Jonida Vokshi, sërish shtatzënë? Përgjigjja e moderatores ngre dyshime